“Investimi i Kushner mund të trondisë turizmin grek në Jon”, mediat greke “vajtojnë” projektin në Zvërnec: Do jetë elitar, Korfuzi dhe Kelafonia nuk do lumturohen

GREQI ,3 qershor 2026/Albania Express News/Mediat greke vijojnë t’i kushtojnë vëmendje të madhe investimit në Zvërnec, duke i shfrytëzuar edhe hapësirë në edicionin e lajmeve, që konsiderohet ‘orë e shtrenjtë’.

Gazetarët e kanalit STAR, kanë folur gjerësisht për  këtë projekt, duke theksuar se është një investim që do të sjellë një zhvillim shumë të madh dhe pozitiv për Shqipërinë, dhe se nga ana tjetër kjo nuk do të jetë në favor të Greqisë.

Gazetari Ilia Papanikolau thotë se ishujt e Kefalonisë apo Korfuzi nuk duhet të jenë aspak të kënaqur me këtë investim, pasi do të marrë turistët që deri tani zgjedhin këto vende.

“Bëhet fjalë për dy milionë e gjysmë metra katrorë. Për ta kuptuar, 150 herë sa Kopshti Kombëtar (në Greqi). Flitet për zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros, të cilat janë një bukuri unike natyrore për këdo që i ka vizituar.

Investimi do të tejkalojë 4 miliardë dollarë. E kuptoni se çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare dhe po ashtu se çfarë do të thotë për turizmin grek nga ana tjetër, sidomos në ishujt e Jonit?. Qëllimi është që të kenë zhvillim të turizmit elitar, Korfuzi dhe Kefalonia nuk duhet të jenë shumë të kënaqura nga ky zhvillim”, shprehet gazetari.

“Kur Rama del në foto me Kushner, me Ivanka Trump, dhe kur kjo e fundit del në mediat amerikane dhe flet sesa investim i rëndësishëm është ky në Shqipëri, tregon sesa shumë është ngritur gjeopolitikisht vendi, me çfarëdo të nënkuptojë dhe të sjellë kjo, në raport me vendin tonë dhe Turqinë”, shton ai më tej.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Armando Brojës i del emri sërish në Itali, Burnley kërkon 12 milionë euro për sulmuesin kuqezi

ITALI , 3 qershor 2026/Albania Express News/Në pritje të...

Analiza nga Christopher S. Hyland/ Besa, jo gjaku: Zvërneci dhe Shqipëria që ia vlen të ruhet

Nga Christopher S. Hyland · Qershor 2026 TIRANË,3 qershor 2026/Albania...