Investimet e huaja direkte arrijnë 1,64 miliardë euro në 2025, pasuritë e paluajtshme motor i rritjes

Investimet e huaja direkte vazhduan të rriten për të pesti vit radhazi, duke arritur një nivel historik prej 1.64 miliardë eurosh në 2025-ën.

Sipas raportit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte shënuan rritje prej 3,5%, krahasuar me vitin 2024.

Banka e Shqipërisë nënvizon se rritjen vjetore e kanë mbështetur kryesisht investimet e reja.

Këto të fundit arritën vlerën e 798 milionë eurove, në rritje me 13,5% në krahasim me një vit më parë, ndërsa fitimet e riinvestuara u vlerësuan 837 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se fitimet e riinvestuara mbeten pjesa më e madhe e strukturës së investimeve të huaja, duke përbërë mbi 51% të totalit vjetor.

Vetëm gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025 flukset hyrëse të investimeve u vlerësuan 427 milionë euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe, investimet e huaja ishin kryesisht të përqendruara në pasuri të paluajtshme, që përbënin 37% të totalit, ndërsa sektorët e ndërmjetësimit financiar, energjetikës dhe hidrokarbureve kontribuan me 17%, 9% dhe 6% respektivisht, ndërsa komunikacioni përbënte 5% të flukseve hyrëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Duka e pranon: “E duam në Kombëtare!” Portieri i Cagliarit me pasaportë shqiptare, çfarë e pengon

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Portieri...

Konferenca për shtyp në prag të ndeshjes Shqipëri-Finlandë, Ismajli: Jemi më të fortët e grupit

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Konferenca...

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, mirënjohje dhe respekt për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e qytetit

ELBASAN , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Në 82-vjetorin e...