Interi nuk gabon në transfertë, zikaltrit mposhtin skuadrën e De Rossit dhe ngjiten në krye të renditjes së Serie A

Pas humbjes së hidhur në Champions League kundër Liverpoolit, Inter reagoi fuqishëm në javën e 15-të të Serie A, duke mposhtur Genoan 2-1 në stadiumin “Luigi Ferraris” dhe duke kaluar Napolin dhe Milanin për të marrë vetë kryesimin e kampionatit.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Chivu shkon në 33 pikë, një më shumë se Napoli dhe dy më shumë se ekipi i Conte, duke u përgatitur në mënyrën më të mirë për ndeshjen e Superkupës italiane si lider i Serie A.

Në fillim, Genoa rrezikoi me Colombo dhe Vitinha, por pa konkretizuar rastin. Përkundër kësaj, Inter shënoi herët me një aksion në zonë të Bisseck, i cili mposhti Lealin me të majtën në shtyllën e parë në minutën e 6-të. Ky gol hapi lojën dhe i dha avantazh skuadrës zikaltër.

Në minutën e 38-të, Lautaro Martinez dyfishoi rezultatin pas një përplasjeje me Marcandallin dhe goditi saktë me të majtën, duke vulosur dominimin e Interit në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Inter ul ritmin dhe përpiqet të menaxhojë rezultatin, por Genoa shënon falë një goli të bukur të Vitinhas, i cili mundi Akanji dhe Bastonin. Për të rikthyer qetësinë, Chivu hodhi në fushë Thuram, Mkhitaryan dhe Diouf.

Gronbaek provon Sommer nga një goditje dënimi, ndërsa Thuram rrezikon sërish portën e Lealit me një goditje koke, por nuk arrin të ndryshojë rezultatin.

Në fund, Interi mbyll ndeshjen 2-1 dhe rikthehet në krye të tabelës me një fitore që tregon forcën dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme.

REZULTATI:

Genoa 1-2 Inter

Vitinha 68’ / Bisseck 6’, Lautaro 38’

Goli i Bisseck

Goli i Lautaros 

Goli i Vitinhas 

RENDITJA:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...