Inspektori Përgjithshëm Dashnor Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore! Paralajmëron kontrolle të shtuara

FIER ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me inspektorët e Qarkut Fier. Në një deklaratë për mediat Sula ka deklaruar se siguria ushqimore në qarkun e Fierit, do të jetë në fokus të punës pasi është një nga qarqet kryesore për prodhimin dhe përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Sipas tij, për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të turistëve gjatë sezonit veror, inspektorët e sigurisë ushqimore do të shtojnë kontrollet në stabilimentet e përpunimit të qumështit dhe në subjektet që tregtojnë produkte ushqimore.
Ai theksoi se kontrollet do të jenë më intensive për të garantuar që produktet të përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë, me synimin që turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë qarkun e Fierit, përfshirë destinacionet si Apolonia, Bylisi dhe Ardenica, të konsumojnë produkte të sigurta dhe cilësore.Sula pohoi gjithashtu se një vëmëndje e veçantë do ti kushtohet edhe kontrolleve në subjektet ndotëse të naftës dhe kontrollit të pesticideve në hambarin e Shqipërisë si një problematikë e ‘nxehtë’.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

KOSOVË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Egnatia nis sot rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në transfertë me ekipin e Petrocub

RROGOZHINË , 8 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nis sot...

Media franceze: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik, bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

TIRANË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Media franceze “SciencePost.fr” i...