Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takime me Inspektoratet Qendrore :Në fokus koordinimi, problematikat dhe forcimi i kontrollit institucional

TIRANË, 25 shtator 2026 /Albania Express News/- Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka vijuar takimet tematike me strukturat e Inspektorateve Qendrore, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e koordinimit institucional dhe përmirësimin e proceseve të inspektimit në vend.

Në takimet e radhës, Sula, së bashku me Zv. Inspektoren e Përgjithshme, Irisa Simo, dhe ekipin drejtues, zhvilloi diskutime me kryeinspektorët dhe përfaqësuesit e IKMT, AKZM, AKM, AKB, ISHSH, AKBPM, DSHPA dhe AKVMB.

Në fokus të takimeve ishin problematikat e evidentuara gjatë zbatimit të detyrave në praktikë, koordinimi ndërmjet strukturave përgjegjëse, shkëmbimi i informacionit dhe nevoja për një qasje sa më të unifikuar në ushtrimin e përgjegjësive institucionale.

Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me funksionimin e strukturave inspektuese dhe mënyrën e adresimit të problematikave të hasura në terren. Përmes konsultimeve të përbashkëta, u identifikuan çështjet prioritare dhe u përcaktuan hapat që do të ndiqen për përmirësimin e proceseve të punës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas Inspektoratit të Përgjithshëm, takimet synojnë të krijojnë një komunikim më të qëndrueshëm ndërmjet strukturave, të rrisin efektivitetin e veprimtarisë inspektuese dhe të sigurojnë zbatimin e përgjegjësive institucionale në përputhje me kuadrin ligjor.

Takimet tematike do të vijojnë edhe me strukturat e tjera inspektuese, me synimin për të garantuar një veprimtari më efikase, të koordinuar dhe transparente.

Forcimi i bashkëpunimit, koordinimit dhe komunikimit të vazhdueshëm institucional konsiderohet një element i rëndësishëm për rritjen e efektivitetit të sistemit të inspektimit dhe garantimin e standardeve në zbatimin e ligjit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr i madh në një traget pranë Mykonos, evakuohen 29 persona/ Flakët nisën nga një kamion

GREQI ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Një zjarr i...

Këshilli Bashkiak kërkon pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Këshilli Bashkiak i...

Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e re e Shëndetësisë ndalon procedurën

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Tenderi me vlerë...