Incident në Teatrin e Operës dhe Baletit, momenti kur tenori meksikan “lë në baltë” sopranon Eva Golemi që rrëzohet në tokë

Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos.
Sikurse duket në pamje, në momentin final kur Violeta duhet të bjerë në krahët e Alfredos, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, pasi tenori Mario Rojas tregon mungesë profesionalizmi, duke mos vepruar në kohë.Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
Mjekët i kanë sugjeruar sopranos të qetësohet dhe për pasojë, ajo do të mungojë në shfaqjen e së hënës në mbrëmje dhe roli i Violotës do të interpretohet nga një soprano tjetër. Eva Golemi është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht e për t’u rikthyer më pas në skenë.
“La Traviata” është një nga operat më të interpretuara në botë dhe historia e saj bazohet në një personazh real.
Violetta Valéry është frymëzuar nga Marie Duplessis, kurtizane franceze dhe dashuria e madhe e shkrimtarit Alexandre Dumas i riu, i cili shkroi romanin e famshëm La Dame aux camélias.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 3.700 vdekje shtesë në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...

Drama pas triumfit ndaj Meksikës, mesfushori anglez rrëzohet gjatë festës me tifozët dhe dërgohet me urgjencë në spital

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fitorja spektakolare 3-2 e Anglisë ndaj...

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend...