Ilir Meta në GJKKO: “Jam i revoltuar, procesi po mbështetet në gënjeshtra dhe fshehje provash”

TIRANË ,5 qershor 2036/Albania Express News/Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ish-presidenti Ilir Meta përsëriti kërkesat e tij për transmetim “live” të procesit gjyqësor dhe për daljen nga kafazi i xhamit gjatë seancave. Gjykata i rrëzoi sërish të dyja kërkesat, duke pranuar vetëm aksesimin e provave në format digjital (USB).

Gjatë dëshmisë së tij, Meta akuzoi prokurorinë se procesi ndaj tij po zhvillohet mbi “gënjeshtra të përsëritura” dhe “fshehje provash”, duke theksuar se ndihet i revoltuar për mënyrën se si po trajtohet çështja.

“Jam shumë i revoltuar… veç gënjeshtrave të përsëritura në hetime kam dëgjuar edhe një gjë shokuese”, u shpreh Meta para trupës gjykuese, duke pretenduar se në dosjen ndaj tij janë paraqitur të dhëna të pasakta lidhur me hetimet për McKeon Group dhe pagesat e dyshuara.

Ai deklaroi se ka pasur vetëm një pagesë prej 15 mijë dollarësh, të kryer sipas tij me vendim dhe përmes sistemit bankar, ndërsa hodhi poshtë pretendimet për transaksione të tjera të paligjshme. Meta akuzoi gjithashtu prokurorinë se nuk i ka bërë të ditura në kohë përgjigjet e letër-porosive dhe se, sipas tij, ka pasur mospërputhje mes dokumenteve të ardhura nga autoritetet amerikane.

Në deklarimet e tij, ish-kreu i shtetit foli edhe për procedurën e hetimit, duke pretenduar se është ndaluar në mënyrë të papritur dhe se më pas i është komunikuar urdhri i prokurorisë. Ai theksoi se, sipas tij, disa prova janë mbajtur të fshehura dhe se çështja po merr, siç u shpreh, “dimension politik”.

Meta u ndal gjithashtu edhe te çështje të tjera të përmendura në dosje, duke deklaruar se përgjegjësia e tij është individuale dhe se persona të tjerë nuk duhet të ngarkohen politikisht për hetimet në fjalë.

Seanca vijoi mes debatit mbi provat dhe pretendimet e palëve, ndërsa gjykata la në fuqi vendimet e mëparshme për zhvillimin e procesit sipas kushteve ekzistuese.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

FRANCË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Dy hajdutë kanë...