I ftohti ekstrem godet SHBA-në, 24 mijë familje pa energji elektrike, 12 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Me temperaturat në Nju Jork që arrijnë -23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore që bien deri në -46°C, moti ekstrem dimëror po godet Shtetet e Bashkuara, duke vënë rreth 40 shtete në gatishmëri.

Sipas parashikimeve, fenomeni pritet të prekë deri në 150 milionë njerëz deri të dielën.
Reshje të dendura dëbore po regjistrohen tashmë në Teksasin veriperëndimor dhe Oklahomën, ku rreth 24,000 familje mbetën pa energji elektrike për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Në Çikago, temperatura ra në -27 gradë Celsius, duke rritur shqetësimet për sigurinë e banorëve.

Të paktën 12 shtete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme nga guvernatorët e tyre, duke përfshirë Arkansasin, Xhorxhian, Teksasin, Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut. Garda Kombëtare është vënë gjithashtu në gatishmëri në disa zona për të ndihmuar aty ku është e nevojshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KINË – 25 viktima pas përmbytjeve në një zonë turistike

PEKIN, 02 gusht 2026 /Albania Express News-AFP/ –  Numri i...

1200 metra katrorë, zbulohet kështjella 2.6 milionë euroshe e Ermal Beqirit në Francë

FRANCË ,02 gusht 2026/Albania Express News/-Kjo që shihni në...

Presidenti Begaj dekreton hyrjen në fuqi të marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti Bajram Begaj, ka...