HK Elbasani shpallet Kampion i Shqipërisë për sezonin 2025-2026

Federata Shqiptare e Hendbollit mbylli zyrtarisht Kampionatin Kombëtar për të rritur për sezonin 2025-2026 me zhvillimin e ndeshjeve të fazës “play-off”.

Në finalen e madhe u përballën dy skuadrat më të mira të kampionatit, HK Elbasani dhe U.S. Tirana, në një ndeshje të luftuar dhe me emocione deri në sekondat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e HK Elbasanit, 10-8, ndërsa në përfundim të takimit elbasanasit triumfuan me rezultatin 27-25, duke siguruar titullin kampion.

Me këtë fitore, HK Elbasani shpallet Kampion Kombëtar i Shqipërisë në hendboll për sezonin 2025-2026, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm dhe plot përkushtim nga lojtarët dhe stafi teknik.

Një falënderim i veçantë shkon për Presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Hendbollit, z. Laert Qendro, i cili po jep një mbështetje të rëndësishme në procesin e riorganizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të hendbollit shqiptar.

Urime HK Elbasanit për këtë sukses të merituar dhe suksese të mëtejshme në aktivitetet e ardhshme sportive.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Brutalitet çnjerëzor

TIRANË, 08 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryetari i...

Zjarret rikthehen në Qarkun e Elbasanit, vatra aktive në Gurëshpatë dhe nën monitorim në Malin e Qukësit

ELBASAN, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ –Situata e...

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, plagosen dy persona – detajet e para

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Të...

Marjana Koçeku largohet nga grupi i PS-së, ndryshon vendin në Kuvend dhe ulet pas deputetëve të PD-së

TIRANË, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Pas...