Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit uron fëmijët për 1 Qershorin: “Ju jeni e ardhmja e Shqipërisë, ne punojmë çdo ditë për sigurinë tuaj”

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka përcjellë një mesazh të veçantë urimi dhe mbështetjeje për të gjithë fëmijët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e sigurisë, edukimit dhe mirëqenies së tyre.

Në mesazhin e tij, Drejtues Madhor Skender Hita u shpreh se 1 Qershori është një ditë që i kujton të rriturve pastërtinë, sinqeritetin dhe shpresën që fëmijët sjellin në shoqëri, ndërsa nënvizoi se ata përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe motivin kryesor për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt.

“Ju jeni e ardhmja e vendit tonë dhe arsyeja pse ne punojmë çdo ditë për një Shqipëri më të sigurt. Dëshira jonë është që ju të rriteni të lumtur, të shëndetshëm, të arsimuar dhe të ndiheni gjithmonë të mbrojtur”, theksoi ai në mesazhin e tij drejtuar fëmijëve.

Duke folur si prind dhe si drejtues i institucionit më të lartë policor në vend, Hita garantoi se Policia e Shtetit do të vazhdojë të jetë pranë fëmijëve në çdo aspekt të jetës së tyre, duke punuar për sigurinë në shkolla, në rrugë, në komunitet dhe në hapësirën digjitale, ku sfidat dhe rreziqet kërkojnë gjithnjë e më shumë vëmendje.

Ai i inkurajoi fëmijët që të mos hezitojnë kurrë të kërkojnë ndihmë, këshillë apo mbështetje nga punonjësit e Policisë së Shtetit, duke e konsideruar efektivin e policisë si një mik të besuar dhe një mbështetje të rëndësishme për ta.

Në kuadër të festimeve të 1 Qershorit, Drejtori i Përgjithshëm priti në një takim të veçantë një grup nxënësish nga shkolla 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare “1 Maji”. Gjatë takimit, ai bisedoi me fëmijët në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, i uroi për festën e tyre dhe u shpërndau dhurata të përgatitura posaçërisht për këtë ditë.

Ky aktivitet u zhvillua në frymën e afrimit të Policisë së Shtetit me komunitetin dhe veçanërisht me brezin e ri, duke përcjellë mesazhin se siguria e fëmijëve mbetet një nga prioritetet kryesore të institucionit.

Në përfundim të urimit të tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit uroi që çdo fëmijë të ketë mundësinë të rritet në paqe, me dashuri dhe me mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen që ëndërron.

“Gëzuar Festën e 1 Qershorit! Paçi gjithmonë diell në rrugëtimin e jetës suaj!”, ishte mesazhi i tij për të gjithë fëmijët shqiptarë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

HK Elbasani shpallet Kampion i Shqipërisë për sezonin 2025-2026

Federata Shqiptare e Hendbollit mbylli zyrtarisht Kampionatin Kombëtar për...

PD anulon foltoren e të hënës prej protestës së paralajmëruar për Zvërnecin? Berisha: Sot do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Partia Demokratike pritet të anulojë...