Historia e veçantë e studentes polake mes dy flamujve dhe një zemre që jeton emocionet e ndeshjes Shqipëri–Poloni nga qyteti i të fejuarit të saj Elbasani

NGA FATMIR POPJA

Në prag të një prej ndeshjeve më të shumëpritura për tifozët shqiptarë dhe polakë, Poloni–Shqipëri, emocionet kanë arritur kulmin. Kjo përballje nuk është vetëm një duel sportiv, por një ndërthurje ndjenjash, identitetesh dhe pasioni që bashkon dy kombe përmes futbollit.

Në këtë atmosferë të zjarrtë, sjellim një intervistë të veçantë me Julia Raczynska, një studente me origjinë polake që jeton në Londër, por që aktualisht ndodhet në Elbasan, pikërisht aty ku pulson fort zemra e futbollit shqiptar. E lidhur ngushtë me Shqipërinë përmes të fejuarit të saj, Julia vjen si një urë mes dy kulturave, duke përjetuar këtë sfidë në mënyrë unike ,mes dy dashurive, dy flamujve dhe një pasioni të përbashkët.

Përmes kësaj interviste, ajo ndan emocionet, pritshmëritë dhe përjetimet e saj edhe si tifoze në prag të ndeshjes, duke na treguar se si futbolli arrin të bashkojë njerëzit përtej kufijve dhe rivaliteteve.

 

INTERVISTA

Si një vajzë me origjinë polake, si po i përjeton emocionet një ditë para ndeshjes Poloni–Shqipëri?

Ndeshja ka qenë shumë e shumëpritur për ne polakët, pasi ka kaluar një kohë e gjatë që nga kualifikimi i fundit i Polonisë në Botëror. Tashmë kemi ndërtuar një ekip të konsoliduar, me disa lojtarë shumë të mirë që luajnë në arenën ndërkombëtare, gjë që na jep shumë më tepër shpresë dhe optimizëm.

A ndihesh e ndarë mes dy skuadrave në këtë ndeshje, apo mbështet më fort njërën?

Patjetër që ndihem e ndarë mes dy skuadrave, sidomos duke qenë në Shqipëri për këtë ndeshje. Është hera e parë që përjetoj një atmosferë të tillë dhe do të mbështes të dyja skuadrat njëkohësisht. Kështu që nuk ka vend për zhgënjim!

 

Si është ta ndjekësh këtë ndeshje nga Elbasani, një qytet ku futbolli jetohet me shumë pasion?

Mendoj se kjo e bën atmosferën edhe më emocionuese, sepse të gjithë do të festojmë së bashku. Një atmosferë e mirë e bën çdo ndeshje 100% më të bukur!

Çfarë thotë i fejuari yt shqiptar për këtë ndeshje ,ka ndonjë “rivalitet miqësor tifozërie ” mes jush kësaj rradhe kur përballet mes tyre ekipet e vendeve origjines tuaj ?

Ka padyshim vend për pak rivalitet miqësor, por shpresojmë për një rezultat 1:1 për “paqen” në shtëpi (qesh). Në një këndvështrim më serioz, jemi të dy shumë të emocionuar për këtë përballje dhe mezi presim të shohim rezultatin.

 

Si e sheh kombëtaren shqiptare këtë herë? Mendon se ka potencial për të bërë diferencën?

Duke parë rezultatet e ndeshjeve të mëparshme kualifikuese, mendoj se ky vit do të jetë më me fat për Shqipërinë. Ekipi ka qenë shumë mbresëlënës deri tani dhe jam shumë kurioze të shoh se si do të paraqiten këtë herë.

Po për Poloninë ,cilat janë pritshmëritë e tua nga skuadra e vendit tënd?

Edhe ne kemi bërë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e fundit. Me lojtarët cilësorë që kemi këtë vit, pres një ndeshje shumë të bukur dhe emocionuese nga djemtë e Polonisë.

 

Çfarë atmosfere ke ndjerë në Shqipëri në ditët para kësaj ndeshjeje të rëndësishme?

Atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme. Ndeshja është promovuar shumë mirë dhe kjo e ka rritur edhe më shumë emocionin. Çdo person me të cilin kam folur ka qenë shumë i entuziazmuar dhe kjo më ka bërë edhe mua ta ndjej më fort pritjen për këtë ditë të madhe. Është fantastike të jesh në Shqipëri për këtë ndeshje.

A ka ndonjë lojtar që të tërheq veçanërisht nga të dy skuadrat?

Nga Polonia jam shumë e interesuar të shoh lojtarët e rinj që nuk kanë pasur shumë mundësi të tregojnë talentin e tyre, por sigurisht emocionet më të mëdha janë gjithmonë për Lewandowskin dhe magjinë që ai sjell në fushë. Nga Shqipëria, jam e emocionuar të shoh lojtarë që nuk kam pasur shumë mundësi t’i ndjek më parë.Edhe në Angli ku jetoj e studioj flitet për futbollin cilësor të Shqipërisë .

 

Si është të përjetosh emocionet e futbollit mes dy kulturave ,polake dhe shqiptare?

Të dy vendet e duan shumë futbollin dhe kjo krijon një atmosferë të jashtëzakonshme. Ndeshja ndihet në ajër disa ditë përpara dhe është një përballje shumë e pritur nga të dy popujt.

 

Në fund, kush mendon se do të fitojë dhe pse? (parashikimi yt personal)

Sinqerisht nuk kam një parashikim të saktë, sepse të dyja skuadrat kanë qenë shumë të mira këtë vit. Koha do ta tregojë dhe unë do të jem e lumtur për secilën që fiton!

 

 

Nëse shënojnë të dyja skuadrat, si mendon se do të reagosh?

 

Do të jem shumë e emocionuar për të dyja, sepse e meritojnë fitoren. Puna që kanë bërë është e jashtëzakonshme dhe mezi pres të shoh rezultatin.

 

A do të festoje ndryshe në varësi të skuadrës që fiton?

Duke qenë e lidhur ngushtë me të dy vendet, do të festoj njësoj për të dyja dhe mezi pres të shoh kush fiton. Këtu në qytetin e Elbasanit ku ndodhem me të fejuarin tim ka nje atmosferë të jashtëzakonshme .Të gjithë mezi po presin orën e ndeshjes dhe janë gati me flamujt kombëtare për ta përjetuar ndeshjen sikur të jenë në stadium.

Çfarë do të thotë kjo ndeshje për ty përtej rezultatit?

Është një ndeshje shumë e pritur dhe për mua, që jam e lidhur me të dy vendet, është thjesht kënaqësi ta përjetoj. Sigurisht, do të ketë edhe shumë shaka me të fejuarin pas ndeshjes.

 

Mendon se sporti i bashkon njerëzit më shumë sesa i ndan, sidomos në momente të tilla?

Absolutisht po! Kemi kaluar shumë mirë duke e pritur këtë ndeshje dhe pavarësisht rezultatit, do të ndihemi edhe më të afërt. Dashuria për lojën është ajo që na bashkon.

 

Çfarë mesazhi do t’u jepje tifozëve shqiptarë dhe polakë para kësaj ndeshjeje?

Do të thoja që, pavarësisht rezultatit, sporti ka të bëjë me respektin dhe dashurinë e përbashkët për lojën… dhe le të fitojë më i miri! Unë Julia Raczynska
Londër do të kthehem në
City of London Business School me një kujtim dhe dhuratë të çmuar nga Shqipëria , me flamurin Kuq e Zi dhe plot kujtime të bukura nga atmosfera e gjysëm finales kualifikuese të Botërorit 2026.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...