Hapësirat publike në Elbasan i kthehen qytetarëve, Policia Bashkiake largon mjetet e braktisura

Policia Bashkiake e Elbasanit ka nisur një aksion për zhvendosjen e të gjitha mjeteve, të cilat për arsye të ndryshme, qëndrojnë në një vend për një periudhë të gjatë kohe.

Këto mjete janë kthyer në shqetësim për shkak të papastërtive të grumbullojnë, por edhe për faktin që bllokojnë hapësirat publike dhe vendet e parkimit të qytetarëve.

Poseduesit e këtyre mjeteve ishin lajmëruar në kohë për zhvendosjen vullnetare të tyre ndërsa për ata që nuk kanë reaguar është marrë masa e bllokimit.

Mjetet e zhvendosura janë dërguar në pikën e bllokimit të Bashkisë Elbasan.

Policia Bashkiake e Elbasanit gjen rastin t’u bëjë thirrje poseduesve të këtyre mjeteve, t’i zhvendosin vullnetarisht ato.

Për mjetet tashmë të bllokuara janë marrë dhe masat administrative përkatëse.

Hapësirat publike do t’i rikthehen qytetarëve për t’i shfrytëzuzar në mënyrë të barabartë.

Askush nuk mund të zaptojë një hapësirë publike për vite të tëra.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...