“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

GJIROKASTËR, 13 korrik 2026 /Albania Express News/- Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më spektakolare dhe të pazakonta në botë për t’u vizituar këtë verë, sipas një përzgjedhjeje të publikuar nga media e njohur “Gulf News”.

Në listën e destinacioneve që ofrojnë peizazhe mbresëlënëse, kulturë autentike dhe përvoja unike udhëtimi, Shqipëria përfaqësohet nga qyteti historik i Gjirokastrës, i cilësuar si një prej perlave të fshehura të Evropës.

Sipas “Gulf News”, gjithnjë e më shumë vizitorë po zgjedhin të eksplorojnë destinacione përtej vendeve tradicionale turistike, duke kërkuar natyrë të paprekur, trashëgimi kulturore dhe eksperienca autentike.

Sezoni i verës vijon të nxisë dëshirën për të udhëtuar, por këtë vit gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin destinacione më pak të njohura, që ofrojnë peizazhe mbresëlënëse, kulturë autentike dhe përvoja të veçanta.

Në këtë kontekst, “Gulf News” ka përzgjedhur 10 destinacione spektakolare nga vende të ndryshme të botës, të cilat dallohen për bukurinë natyrore dhe karakterin e tyre unik.

Lista nuk është hartuar sipas renditjes së preferencës, por përfaqëson destinacionet që media i konsideron ndër zgjedhjet më të veçanta për t’u eksploruar gjatë kësaj vere.

Gjirokastër, Shqipëri

Edhe pse më pak e njohur se vendet fqinje, Shqipëria ofron një kombinim të shkëlqyer mes kostove të përballueshme dhe përvojave autentike.

Qyteti i Gjirokastrës, pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ngrihet në shpatet e një kodre nën hijen e kalasë së saj madhështore.

Rrugicat me kalldrëm, arkitektura karakteristike osmane, dyqanet artizanale dhe restorantet tradicionale krijojnë një atmosferë unike, të veçantë nga çdo destinacion tjetër në Evropë.

Vizita në Gjirokastër mund të kombinohet me një udhëtim në Rivierën Shqiptare, duke ofruar një pushim, që ndërthur historinë dhe kulturën me plazhet me ujëra bruz.

Lista e plotë e 10 destinacioneve të rekomanduara nga “Gulf News” për këtë verë përfshin:

  1. Ishujt Faroe, Danimarkë
  2. Azoret, Portugali
  3. Gjirokastër, Shqipëri
  4. Raja Ampat, Indonezi
  5. Ishulli Skye, Skoci
  6. Gjiri i Kotorrit, Mali i Zi
  7. Yakushima, Japoni
  8. Salento, Kolumbi
  9. Ishujt Lofoten, Norvegji
  10. Rajoni Hallstatt, Austri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Besimi si kapitali më i madh i shtetit

Nga Klevis Elezi TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ngjarjet dhe...

Hidhet shorti i Kategorisë Superiore, publikohet kalendari i sezonit të rregullt. Asnjë ndryshim për derbin e madh të kryeqytetit

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Është hedhur shorti për...

Botërori 2026/ Policia në Atlanta në alarm për gjysmëfinalen Angli-Argjentinë

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Atlanta përforcohet për...