Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

FRANCË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Dy hajdutë kanë hyrë me forcë në muzeun kushtuar piktorit të njohur francez impresionist Pierre-Auguste Renoir, në qytetin Cagnes-sur-Mer, në jug të Francës, duke vjedhur katër vepra arti.

Sipas autoriteteve lokale, grabitësit kanë marrë veprat nga muzeu dhe janë larguar me shpejtësi. Gjatë arratisjes, një prej veprave të vjedhura është hedhur prej tyre.
Kryetari i bashkisë së Cagnes-sur-Mer ka deklaruar se vlera e përgjithshme e veprave të vjedhura llogaritet në rreth 9 milionë euro, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po punohet edhe për lokalizimin e veprave të tjera të marra nga muzeu.
Muzeu i Cagnes-sur-Mer i kushtohet periudhës së jetës dhe krijimtarisë së Renoir, i cili kaloi vitet e fundit të jetës në këtë zonë të Rivierës Franceze

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...