Gonxhja: Monitorim dhe pastrim i plazheve me masa ndëshkuese

Menaxhimi i plazheve dhe bregdetit në Shkodër ishte në qendër të një takimi të zhvilluar mes ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryetarit të bashkisë, Benet Beci.

Shkodra aktualisht administron një sipërfaqe prej 215 946 m² plazh, nga të cilat rreth 165 742 m² janë të lira dhe krijojnë një mundësi reale për zbatimin e një projekti pilot me fokus interesin publik dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Gjatë diskutimit u theksua nevoja për rregulla të qarta për përdorimin e parcelave, respektimin e standardeve për hapësirën mes çadrave dhe shezlongëve, monitorimin dhe pastrimin e plazheve me masa ndëshkuese deri në prishje kontrate për shkelësit, si dhe kontrollin e çmimeve abuzive në përputhje me shërbimet e ofruara.

Po ashtu, u trajtuan kërkesat për zhvillimin e kinemave verore, aktiviteteve sportive dhe inovative, certifikimin e rojeve bregdetare dhe forcimin e Policisë së Bregdetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si një prioritet për garantimin e sigurisë dhe rregullit.

Ministri Gonxhja tha se “qëllimi është që përmes këtij modeli, çdo bashki që administron plazhe, të zbatojë detyrimet ligjore në mënyrë të plotë dhe të njëtrajtshme, duke garantuar hapësira më të aksesueshme për publikun, më shumë rregull e transparencë në menaxhim, si dhe standarde më të larta sigurie dhe cilësie për qytetarët dhe vizitorët”.

Me rregulloren e re të menaxhimit të stacioneve të plazhit gjatë vitit që lamë pas u riorganizuan hapësirat e plazheve me prioritet ato publike.

Hapësirat publike përgjatë vijës bregdetare u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit 2025. Krahasuar me vitin 2024, plazhet publike janë rritur me 17,4%, duke shtuar mbi 1,1 milionë m² sipërfaqe të aksesueshme për qytetarët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Përgatitjet e Norvegjisë për çerekfinalen e...

Barcelona ideale edhe për Lorendanën/ Borussia Dortmund refuzon ofertën e parë për Adeyemin, por lë derën hapur për negociata

SPANJË ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Barcelona ka shfaqur interes...