Goditet banda e narkotrafikantëve në Itali, kapen 6 milionë euro kokainë, në praga 13 shqiptarë mes tyre dhe gra

Baza e veprimtarisë së tyre kriminale ishte në Salento, ndërsa të arrestuara janë edhe disa gra.

Një grup narkotrafikantësh është goditur nga autoritetet italiane, ku në pranga kanë rënë 30 persona, 13 prej të cilëve shqiptarë. Baza e veprimtarisë së tyre kriminale ishte në Salento, ndërsa të arrestuara janë edhe disa gra. Mes shqiptarëve të arrestuar janë Xhuljano Ajazaj 28 vjeç, Julian Beqiraj 45 vjeç, Alfred Feta 56 vjeç, Jeta Feta 51-vjeç, Erion Kaloshi 44 vjeç, Arjan Komini 44 vjeç, Lulëzim Kule 49 vjeç, Eltion Majkaj 37 vjeç, Lusjan Mbole 30 vjeç, Xhjusild Osmenaj 34 vjeç, Nelm Sacaj 28 vjeç, Shkëlqim Sinani 48 vjeç, Endri Xhumbaraj 33 vjeç, Ervis Xhumbaraj 47 vjeç, Shëptim Xhepa 43 vjeç, si dhe Kujtim Zeqe 53 vjeç.

Ky hetimit ka zgjatur për një periudhe dy vjeçare, nga i cili u bë i mundur arrestimi i 30 personave dhe sekuestrimi i 2,677 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, si dhe 4,975 litra vaj hashashi. Mediat italiane raportojnë se kjo sasi lëndësh narkotike do të kalonte afërsisht vlerën e 6 milionë eurove, nëse do të hidhej në treg.

Autoritetet italiane dyshojnë se kreu i bandës kriminiale ishte shqiptari Lulëzim Kule dhe spanolli Carlo Serio. Kule mendohet se ka mbajtur kontakte midis Shqipërisë dhe Spanjës. Ai ka ofruar mbështetje logjistike për furnizimin, transportin dhe ruajtjen e mallrave. Ndërsa grupi i shqiptarëve i përbërë nga Alfred Feta, Arjan Komini, Shkëlqim Sinanin dhe Kujtim Zeqe, ishin specializuar në tranzitin e narkotikëve nga bregu shqiptar, veçanërisht marihuanës dhe kanabisit, të destinuara për qendra të ndryshme italiane pasi ruheshin në provincën e Leçes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...