GJKKO liron nga burgu të dashurën e Safet Bajrit, ish-missin Eria Ago

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e dyshuar për ndihmën dhe dijeninë lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. SPAK ka ngritur akuza ndaj Agos për përkrahje të autorit të krimit, duke e konsideruar atë si një nga ndihmësit kryesorë të vrasësve.
Ajo u arrestua më 26 shkurt të këtij viti dhe aktualisht po mbahet në burgun e grave në Pogradec.

31-vjeçarja, ish-miss, ka mohuar çdo akuzë lidhur me përfshirjen e saj në vrasjen e Licit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin.
Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar mbrojtjen e saj dhe ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë ndaj saj, duke e transferuar në arrest shtëpie.
Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua më 21 Shkurt 2025 pasi akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndahet nga jeta Izet Duraku, poeti dhe gazetari që la gjurmë në kulturën dhe median shqiptar

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, Dega Kukës, shpreh ngushëllimet...

Egnatia e Rrogazhinës kërkon pikë në Danimarkë, superkompjuteri i jep 79,2% shanse për kualifikimin historik

NGA FATMIR POPJA Rrogozhinasit përballen sonte në orën 21.00 me...

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...