Gazetarja e njohur kosovare, Diana Bunjaku, me urimin prekës për ditëlindjen e nënës së saj

Gazetarja e mirënjohur nga Kosova, Diana Bunjaku, e njohur për punën e saj të palodhur në gazetën prestigjioze “Zëri”, ka ndarë sot me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një urim prekës me rastin e ditëlindjes së nënës së saj, znj. Remzie Hyda Bunjaku.

Në një postim të ngrohtë dhe emocional, Bunjaku ka shprehur mirënjohjen e thellë dhe dashurinë e pakusht për figurën më të shenjtë në jetën e saj nënën.

“Urime Ditëlindjen NANA ime e dashur! Qoftë çdo ditë e bekuar, dhe e bardhë për Ty, ashtu si zemra jote. Faleminderit për gjithçka. Gëzuar”, ka shkruar ajo.
Në vazhdim të postimit, Diana ka shtuar edhe disa fjalë të ndjera që e portretizojnë nënën si busullën shpirtërore të jetës së saj. “Në zemrën tënde kam gjetur strehën më të sigurt, e në fjalët tua urtësinë që më ndihmon të ec përpara çdo ditë.Ti je drita që nuk shuhet kurrë, forca që më mëson të mos dorëzohem dhe shpresa që më mëson të besoj. Nuk ka dhuratë më të çmuar se buzëqeshja jote, e as bekim më të madh se lutja jote për mua”. 

Ky urim, i ndarë me shumë dashuri, është një dëshmi e lidhjes së thellë shpirtërore mes një vajze dhe nënës së saj,një lidhje që sfidon kohën, fjalët dhe botën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME