Revista prestigjioze “France Football”, organizatore e çmimit të famshëm “Topi i Artë”, ka bërë publike listën e plotë me pikët e grumbulluara nga secili finalist në garën për çmimin më të lakmuar individual në futbollin botëror. Ashtu siç ishte paralajmëruar menjëherë pas ndarjes së çmimit, Ousmane Dembélé e ka fituar trofeun pa ndonjë konkurrencë serioze, duke lënë pas me një diferencë të thellë të rinë sensacion Lamine Yamal.
Përkundër zërave të shumtë në media që e quanin një garë të ngushtë, votat tregojnë një tjetër realitet: Dembélé ka dominuar bindshëm, duke grumbulluar 1380 pikë, më shumë se 300 pikë diferencë nga Yamal, që renditet i dyti me 1059 pikë.
Vendin e tretë e ka zënë Vitinha, një tjetër surprizë e këtij sezoni, me 703 pikë, ndërsa më pas ndjekin emra të mëdhenj si Mohamed Salah, Raphinha, Achraf Hakimi dhe Kylian Mbappé.
Renditja e plotë për Topin e Artë 2025 sipas France Football:
1 Ousmane Dembélé – 1380 pikë
2 Lamine Yamal – 1059 pikë
3 Vitinha – 703 pikë
4 Mohamed Salah – 657 pikë
5 Raphinha – 620 pikë
6 Achraf Hakimi – 484 pikë
7 Kylian Mbappé – 378 pikë
8 Cole Palmer – 211 pikë
9 Gianluigi Donnarumma – 172 pikë
10 Nuno Mendes – 171 pikë
11 Pedri – 124
12 Khvicha Kvaratskhelia – 123
13 Harry Kane – 112
14 Desire Doué – 74
15 Viktor Gyökeres – 56
16 Vinícius Jr. – 51
17 Robert Lewandowski – 49
18 Scott McTominay – 45
19 João Neves – 40
20 Lautaro Martínez – 37
21 Serhou Guirassy – 25
22 Alexis Mac Allister – 21
23 Jude Bellingham – 21
24 Fabián Ruiz – 20
25 Denzel Dumfries – 20
26 Erling Haaland – 18
27 Declan Rice – 13
28 Virgil van Dijk – 7
29 Florian Wirtz – 5
30 Michael Olise – 4