FOTOLAJM/ ‘Jubileu 2025’, 1 milionë rinj në Tor Vergata të Italisë! Valvitet edhe flamuri shqiptar

Mbi një milion të rinj nga e gjithë bota u mblodhën në Tor Vergata në Romë për Jubileun e tyre. Pas mbylljes së kësaj ngjarje teksa të pranishmit janë duke u larguar, ajo që është vënë re mes gjithë kësaj turme është pikërisht flamuri shqiptar.

Flamuri ynë kombëtar u ngrit mes dhjetëra të tjerëve duke demonstruar në mënyrë paqësore paqen dhe solidaritetin në këtë ditë të veçantë.

Aktualisht besimtarët po marshojnë aktualisht përgjatë Via dell’Arciginnasio për t’u larguar nga Tor Vergata dhe për të arritur në stacionet më të afërta të metrosë në Romë.

”Jubileu i të Rinjve ishte një festë e madhe paqeje, një moment emocional lumturie dhe bashkimi. Dhe një sukses i madh organizativ për Romën. Mbi një milion të rinj, pasi pushtuan dhe ngjyrosën qytetin këtë javë me këngë dhe valle”, shkroi në Instagram Alessandro Onorato, Këshilltar për Ngjarjet e Mëdha, Sportet, Turizmin dhe Modën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...