FIFA e caktoi ai arbitër për finalen e madhe, momenti kur Vincic shpërthen në lot pasi merr vesh lajmin

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026 /Albania Express News/-FIFA ka konfirmuar se arbitri slloven Slavko Vincic do të jetë gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, që do të zhvillohet në New York.

Një nga momentet më emocionuese pas këtij vendimi ishte çasti kur Vincic mësoi lajmin. Emocionet e pushtuan arbitrin slloven, i cili nuk arriti t’i mbante lotët, ndërsa u përqafua dhe u përgëzua nga kolegët e tij. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale dhe janë konsideruar ndër momentet më prekëse të këtij Botërori.

Megjithatë, emërimi i tij nuk është pritur pozitivisht nga një pjesë e tifozëve spanjollë, veçanërisht nga ata të Real Madridit. Ata kujtojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madrid, ku Vincic ndëshkoi me karton të kuq Eduardo Camavingan pas një kartoni të dytë të verdhë, një vendim që shumë madrilenë e konsideruan të padrejtë.
Pavarësisht polemikave, FIFA ka vendosur t’i besojë Vincic drejtimin e finales së madhe, ku sytë e botës do të jenë të përqendruar te dueli mes Argjentinës dhe Spanjës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Irani raporton 38 viktima dhe mbi 400 të plagosur nga sulmet amerikane, Kina dhe Pakistani kërkojnë ndalimin e luftimeve

IRAN ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Ministria iraniane e Shëndetësisë...

Mjeti lundrues me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikoi mbytjen në brigjet e Vlorës, shpëtohen nga Policia Kufitare

VLORË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Rreth orëve të para...

Lutfi Dervishi: Protesta , gjëja më e mirë që ka ndodhur në 100 vitet e fundit

TIRANË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Gazetari Lutfi Dervishi vlerëson...