Festat e Nëntorit kremtohen edhe në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak

113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e Nëntorit, po kremtohen edhe në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha se për herë të parë, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Festat e Nëntorit po kremtohen më bukur se kurrë në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Sanxhak.

Gonxhja u shpreh se “aktivitete kulturore e artistike, shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte dhe panaire artizanësh po sjellin frymën e festave në mbarë Luginën”.

“Festojmë së bashku, kudo që ndodhemi”, shkruan Gonxhja në postim në rrjetet sociale.

Atmosfera festive është shtrirë edhe mes shqiptarëve në Luginën e Preshevës duke përkujtuar sot një ditë të veçantë për shqiptarët, kudo ku ata ndodhen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se një i dënuar...

Parashikimi i motit për sot, 5 prill 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga...