Fermerët kërkojnë më shumë makineri, 38% e aplikimeve të Skemës Kombëtare për mekanizim

Nga 801 aplikime që u dorëzuan nga fermerët, sipas të dhënave të pubikuara nga AZHBR, kategoria më e kërkuar ka qenë ajo për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, me 355 aplikime, që përbëjnë 37.51% të totalit.

Ashtu si edhe vjet, me Skemën Kombëtare të Investimeve numri më i lartë i aplikimeve nga fermerët për përfitim të mbështetjes financiare nëpërmjet granteve rezultoi për mekanizimin dhe modernizmin e fermave bujqësore. Nga 801 aplikime që u dorëzuan nga fermerët, sipas të dhënave të pubikuara nga AZHBR, kategoria më e kërkuar ka qenë ajo për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale, me 355 aplikime, që përbëjnë 37.51% të totalit.

Pas saj renditen Agroturizmi me 83 aplikime (12.76%), duke reflektuar potencialin në rritje të këtij sektori që bashkon bujqësinë me turizmin rural. Mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, me 80 aplikime (12.09%). Përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore, me 76 aplikime (10.62%). Për mbështetje financiare për sistemet e ujitjes me pika, të domosdoshme për efikasitetin e ujit në kushtet e ndryshimeve klimatike, me 88 aplikime (10.98%). Disa sektorë kanë rezultuar me interes më të ulët: Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe shpendëve: 62 aplikime (8.17%).

Ndërtimi i serrave diellore për perime dhe fruta: 42 aplikime (6.57%). Rrjetat për mbrojtje nga breshëri: 9 aplikime (1.02%). Akuakultura detare: vetëm 6 aplikime (0.88%). Aplikimet për skemën kombëtare të investimeve u mbyllën më 30 shtator 2025. Krahasuar me vjet aplikimet janë dyfishuar.

Për 2024 me Skemën Kombëtare të Investimeve në Bujqësi 2024 u regjistruan gjithsej 404 aplikime, prej të cilave 360 aplikime përmbushën kriteret e përzgjedhjes dhe 280 aplikime janë të kualifikuara. Numri më i lartë i të kualifikuarve sipas AZHBR ishte për investime në mekanizimin e fermave; ndërtimin e stallave blegtorale dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve; Ndërtimin e serrave diellore.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një mbështetje financiare prej 20 milionë eurosh, dhe përfshin mbështetje në formën e granteve deri në 50% të vlerës së investimit, kredi të buta me normë interesi 2%, si dhe garanci sovrane për lehtësimin e aksesit në financim.

Numri i aplikimeve sipas kategorive

Për ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimentet për rritjen e shpendëve
62 aplikime — 8.17%-

Mbështetje për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale

355 aplikime — 37.51%

Mbështetje për linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit

76 aplikime — 10.62%

Mbështetje për investime në agroturizëm

83 aplikime — 12.76%

Mbështetje për akuakulturën detare

6 aplikime — 0.88%

Kategoritë e tjera të mbështetjes

Për ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline

42 aplikime — 6.57%

Për investime në mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave

80 aplikime — 12.09%

Investime për rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta

9 aplikime — 1.02%

Investime për sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese

88 aplikime — 10.38%./Monitor.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...

Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve...

Aksidenti me Marquez kushton shtrenjtë Bezzecchi në Çmimin e Madh të Australisë

Fundjava në Phillip Island, ku zhvillohet Çmimi i Madh...

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...