Federata e Paqes Universale, 20 vjet në shërbim të paqes, nderohen me titullin “Ambasador për Paqe” 12 personalitete

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Federatës së Paqes Universale në nivel ndërkombëtar dhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Federata e Paqes Universale Shqipëri dhe Këshilli Rajonal i Paqes Tiranë organizuan këtë fundjavë një veprimtari madhështore në ambientet e Ambasadës së Paqes në Tiranë, me temën: “Bota në Udhëkryq, Parimet e Paqes, një domosdoshmëri”.

Salla “Alfred Moisiu” e Ambasadës së Paqes në Tiranë u mbush plot me mbi 160 personalitete të fushave të ndryshme, Ambasadorë për Paqe, përfaqësues të institucioneve, të ftuar të veçantë dhe miq të Federatës së Paqes nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke e kthyer këtë ngjarje në një ditë të vërtetë reflektimi dhe frymëzimi.

Aktiviteti u moderua me profesionalizëm dhe pasion nga z. Defrim Methasani, Kryetar i Federatës së Paqes Shqipëri, i cili i dha vlerën dhe dinjitetin që meriton një ngjarje e tillë.

Veprimtaria nisi me himnin kombëtar, të shoqëruar me violinë nga artistja e re nga Vau i Dejës, Gabriela Jaku.

Në këtë veprimtari të veçantë na nderoi me praninë e tij edhe Presidenti Alfred Moisiu, Kryetar i Këshillit të Lartë të Paqes për Ballkanin.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Moisiu shprehu vlerësime të larta për arritjet e Federatës gjatë këtyre 20 viteve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Dr. Saemira Pino, nënkryetare e Federatës së Paqes Universale Shqipëri, mbajti një fjalë rasti duke bërë një rezyme të veprimtarisë së Federatës së Paqes gjatë rrugëtimit të saj 20-vjeçar, duke vlerësuar kontributin e të gjithë drejtuesve të saj ndër vite.

Z. Kastriot Selita, Kryetar i Këshillit Rajonal të Paqes Tiranë, dhe z. Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm, folën mbi parimet e paqes dhe nevojën urgjente që ka bota sot për njohjen dhe zbatimin e tyre për kapërcimin e krizave dhe konflikteve globale, në mënyrë që paqja e qëndrueshme të bëhet realitet.

Veprimtaria u pasurua me elementë artistikë që preknin zemrat. Artistët e mirënjohur Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tola nga Shkupi emocionuan publikun me interpretimet e tyre.

Nxënësja e talentuar Melisa Halili dha një performancë që çoi peshë zemrat e të gjithëve, ndërsa Ansambli Kombëtar i Valleve Popullore solli potpurinë e valleve me motive nga Shqipëria e Mesme, duke e kthyer sallën në një mozaik të kulturës dhe shpirtit shqiptar.

Në përmbyllje, Federata e Paqes Universale nderoi me titullin “Ambasador për Paqe” 12 personalitete me kontribute të veçanta: Prof. Dr. Arben Gjata, Prof. Dr. Adem Bunguri, Ambasador Pandeli Pasko, znj. Besiana Mehmedi, z. Gjovalin Shqalshi, z. Seladin Xhezairi, Prof. Asoc. Dr. Armira Kapxhiu, z. Ismail Varoshi, z. Kristo Çipa, znj. Denisa Basha, z. Avdul-Selam Selami dhe z. Genci Kastrati.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani feston 10 vite muzikë të dhomës: Rekord pjesëmarrjeje këtë vit

Prej një dekade, Elbasani ka qenë nikoqir i përvitshëm...

Prokuroria heton votues të dyshimtë në zgjedhjet lokale të Junikut në Kosovë

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet pas pretendimeve...

Aksidenti me Marquez kushton shtrenjtë Bezzecchi në Çmimin e Madh të Australisë

Fundjava në Phillip Island, ku zhvillohet Çmimi i Madh...

Elbasani në betejë për tri pikët: Çdo gabim i ndaluar ndaj Vorës

Skuadra e Elbasanit po i jep dorën e fundit...