FC Dinamo City e nis keq aventurën europiane, Blutë munden nga Astana në “Elbasan Arena”

ELBASAN , 9 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City e ka nisur me humbje rrugëtimin në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi u mund 1-0 nga Astana në “Elbasan Arena”.

Blutë zhvilluan një pjesë të parë të ekuilibruar, duke krijuar disa raste të mira shënimi me Berishën, Përndrecën dhe Malomon, por pa arritur të mposhtnin portierin kundërshtar. Edhe Astana u shfaq disa herë rrezikshëm, me Teqjen që mbajti në lojë ekipin shqiptar me disa pritje vendimtare.
Goli që vendosi takimin erdhi në minutën e 69-të, kur Tomasov shërbeu për Karimov, i cili realizoi nga afër për t’i dhënë avantazhin skuadrës kazake.

Në minutat e mbetura, Dinamo City kërkoi golin e barazimit me ndryshimet e bëra nga trajneri Ilir Daja, por pa sukses. Astana ishte pranë golit të dytë në fund, teksa Basmanov goditi traversën në një kundërsulm të shpejtë.
Ndeshja e kthimit do të jetë vendimtare për fatin e Dinamo City, e cila do të tentojë të përmbysë disavantazhin 1-0 për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Dinamo City– Astana 0-1
Karimov 69′

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Përgatitjet e Norvegjisë për çerekfinalen e...

Barcelona ideale edhe për Lorendanën/ Borussia Dortmund refuzon ofertën e parë për Adeyemin, por lë derën hapur për negociata

SPANJË ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Barcelona ka shfaqur interes...