Europa në alarm nga i nxehti, regjistrohen mbi 10 mijë vdekje shtesë prej vapës, vazhdojnë netët tropikale

EUROPË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Më shumë se 10 mijë vdekje shtesë ka shkaktuar vala rekord e të të nxehtit që përfshiu Europën Perëndimore në fund të qershorit, sipas të dhënave zyrtare.

Rrjeti EuroMOMO, i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pohon se mbi mbi 9 mijë nga këto viktima ishin të moshës 65 vjeç e lart.
Temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë goditje nga nxehtësia ose të përkeqësojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes, ndërsa të moshuarit mbeten grupi më i rrezikuar. “Të regjistrosh një numër kaq të lartë vdekjesh shtesë në këtë periudhë të vitit është e pazakontë. Është shumë e vështirë që kjo rritje e vdekshmërisë të shpjegohet me ndonjë faktor tjetër përveç nxehtësisë ekstreme”, u shpreh për Reuters Lasse Vestergaard, mjek kryesor në Institutin Statens Serum të Danimarkës, i cili koordinon rrjetin EuroMOMO.

Shkencëtarët vlerësojnë se vala e të nxehtit në fund të qershorit do të kishte qenë “pothuajse e pamundur” pa ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Vala aktuale e të nxehtit në Evropë pritet të vazhdojë në shumë rajone, përpara se rreth datave 19-20 korrik 2026 temperaturat të ulen dhe të shfaqen stuhi të mundshme.
Deri atëherë, temperatura ekstreme gjatë ditës dhe të ashtuquajturat “netë tropikale”, kur temperaturat gjatë natës mbeten mbi 20 gradë Celsius- do të vazhdojnë të prekin pjesë të kontinentit të vjetër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD vendosi të bojkotojë seancën plenare në Kuvend, Ervin Salianji shpërthen ndaj Sali Berishës: Po i vjen në ndihmë Edi Ramës

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji...

Shkelën rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore e Durrësit gjobit 2250 shoferë

DURRËS, 13 korrik 2026 /Albania Express News/ -Policia Rrugore...

Bashkia Belsh apel qytetarëve: Kujdes maksimal ndaj zjarreve, të mbrojmë natyrën dhe pasuritë e zonës

BELSH 13 korrik 2026/Albania Express News/-Në kushtet e temperaturave...