Europa League 2025/26: Roma dhe Porto shmangin gjigantët, Rangers përballë sfidave të rënda

Në orën 13:00, në Monako, u zhvillua shorti i fazës së re të Europa League 2025/26, ku 36 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët e tyre për edicionin e ri.

Me formatin e ri të UEFA-s, skuadrat nuk ndahen më në grupe, por zhvillojnë ndeshje direkte në një renditje të përbashkët ligë.

Shorti rezultoi mjaft pozitiv për Romën e Gian Piero Gasperinit dhe Porton, që shmangën rivalët më të fortë. Nga ana tjetër, më pak fat pati Rangers, ku aktivizohet edhe shqiptari Nedim Bajrami, të cilët do të përballen me sfida të vështira.

Finalja e madhe është planifikuar të zhvillohet më 20 maj 2026 në Stamboll.

Sipas formatit të ri, çdo skuadër do të ketë tetë ndeshje në fazën fillestare, katër në shtëpi dhe katër në transfertë, duke e bërë garën më të gjatë, më të fortë dhe më të paparashikueshme se kurrë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME