Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Po përballem me një tjetër sfidë për shikimin e syrit, falënderon shqiptarët për mbështetjen

TIRANË, 31 tetor 2026 /Albania Express News/ – Erjon Vishkulli, i riu nga Elbasani që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua pak ditë më parë në Itali.

Në një mesazh emocionues, Vishkulli shprehet se, pavarësisht dhimbjes dhe vështirësive që po kalon, tashmë po përballet me një tjetër sfidë të rëndësishme, atë të rikuperimit të shikimit të syrit.

Ai ka zgjedhur të falënderojë publikisht familjarët, miqtë, shokët dhe shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, të cilët i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë me mesazhe, telefonata, lutje dhe mbështetje morale.

Vishkulli shpreh gjithashtu mirënjohjen ndaj Zotit për forcën, jetën dhe shpresën, duke u lutur që kjo sfidë të përfundojë me sukses.

Reagimi i plotë i Erjon Vishkullit:

“Mesazhi i Erjon Vishkullit pas operacionit në Itali”

Në këto momente të vështira të jetës sime, ku pas një dhimbjeje të madhe po përballem edhe me një sfidë tjetër të rëndësishme për shikimin e syrit, dua të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë.

Një falënderim i veçantë për të gjithë shokët, miqtë, familjarët dhe shqiptarët kudo që ndodhen në botë, që më kanë qëndruar pranë me mesazhe, telefonata, fjalë të ngrohta dhe lutje. Çdo fjalë e juaja më ka dhënë forcë, shpresë dhe kurajë për të vazhduar përpara.

Në një moment kur zemra ka nevojë për mbështetje, ju më treguat se nuk jam vetëm. Solidariteti, dashuria dhe respekti që më keni dhuruar kanë një vlerë të jashtëzakonshme për mua.

Faleminderit të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni, që më keni treguar se zemra shqiptare është gjithmonë pranë njëri-tjetrit, në ditët e mira dhe sidomos në ditët e vështira.

Dhe mbi të gjitha, falënderoj Zotin për forcën, për jetën dhe për shpresën që më jep çdo ditë. Lutem që kjo sfidë të kalojë me sukses dhe që të gjithë të kemi shëndet e bekime.

Zoti ju shpërbleftë secilin për dashurinë dhe mbështetjen tuaj!

Mirënjohje pafund! U shtofshin shqiptarët e mirë!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul, sofra e gurtë e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë

TIRANË, 31 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Rama ka...

Protesta në Itali/ Tubuesit vërshojnë në rrugë e sheshe, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar në Romë

ITALI, 30 tetor 2026 /Albania Express News/-Italia u përfshi...