Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen

TIRANË ,15 shtator 2026 /Albania Express News/-Gjykata e Lartë rigjykon sot rekursin e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë “arrest në burg”.

Rigjykimi bëhet në zbatim të vendimit të Kushtetueses, të majit 2026, që vlerësoi se Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar se përse “arresti në burg” ishte e vetmja masë e përshtatshme dhe as proporcionalitetin e kësaj mase me funksionin e Veliajt si kryebashkiak.

Seanca në Gjykatën e Lartë nis në orën 09:30 dhe do të zhvillohet në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rruga e transformuar e Komanit, një aks strategjik për turizmin në veri

SHKODËR, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Rruga...

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon shtatë të pandehurit, ja sa vite burg mori secili

TIRANË, 15 shtator 2026 /Albania Express News/- Gjykata e...