“Enver Hoxha u tërbua”, Besa Myftiu: Ja romani që e ktheu babain tim nga shkrimtar, në shitës cigaresh

TIRANË,10 maj 2026/Albania Express News/E ftuara e kësaj javë në rubrikën “Galeri” në “E Diell” ishte shkrimtarja Besa Myftiu. Mes rrëfimit të saj, tregoi edhe historinë e babait të saj, Mehmet Myftiu, i cili pati shkruar romanin “Shkrimtari”, por që u prit keq nga shteti i asaj kohe.

“Babai ka qenë shkrimtar dhe profesor. Pastaj u dënua nga regjimi dhe iu hoq e drejta për të botuar dhe për të dhënë mësim. Më pas shiti cigare për 25 vite te Rruga e Barrikadave. Arsyeja ishte romani “Shkrimtari”, që nuk doli fare. Ishte i pari libër disident i lindjes.
Babai kishte shkruar romanin Leka, që tregonte vuajtjet në kampet e përqendrimit nazist kur ishte vetëm 12 vjeç e gjysmë. 10 vite më vonë u internua nga komunistët dhe ishte në të njëjtën qeli me nazistët dhe fashistët, ndaj të cilëve kishte luftuar që fëmijë.

Për këtë fliste edhe libri ‘Shkrimtari’. Babai atje ndenji 6 muaj dhe është vlerësuar si një nga librat më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Në do ta botojmë këtë libër. Një nga sekretarët e Partisë, që ishte edhe shok i Enver Hoxhës, u mahnit nga ai libër dhe këmbënguli t’ia çonte Enver Hoxhës.
Babai im i tha se koha e këtij libri nuk ka ardhur akoma. Megjithatë, ra dakord. Kur erdhi, i tha babait se Enver Hoxha u tërbua dhe i kërkoi llogari se përse e lini këtë njeri të shkruajë. Nga ky moment, e drejta e botimit iu hoq, libri nuk u botua asnjëherë”, tregoi mes të tjerash Besa Myftiu.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti çek paralajmëron Ukrainën: Keni dy muaj për të rinisur negociatat me Rusinë ose lufta mund të përshkallëzohet

ÇEKI ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Çekisë, Petr...

Berisha: Do të kërkojmë komision hetimor për policimin politik digjital të qytetarëve

TIRANË, 10 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...

Kaos në Londër pas eliminimit të Marokut nga Botërori, tifozët përplasen me policinë pas humbjes ndaj Francës

BOTËRORI 2026, 10 korrik 2026/Albania Express News/-Eliminimi i Marokut...

Kërkuan emërimin si gjyqtarë në Apel, KLGJ rrëzon ish anëtarët e vettingut

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/- Këshilli i Lartë...