Enkileda Carja shkëlqen në Europianin e peshëngritjes, thyen 6 rekorde europiane dhe fiton 3 medalje ari

Peshëngritësja Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës duke thyer 6 rekorde europiane dhe fituar 3 medalje ari.

Carja theu 3 rekorde evropiane në stilin e shkëputjes (95kg, 97kg dhe 98kg) dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë 63 kg.

Gjithashtu, në stilin e shtytjes, Carja theu 3 rekorde të tjera, (113kg, 116kg, 118kg), duke fituar me dalje ari në shtytje dhe në dygarësh.

Për këtë sukses të peshëngritëses shqiptare reagoi edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja duke u shprehur krenar për këtë arritje.
Në Durrës po zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes për Junior dhe U23.

Kampionati po mbahet nga data 28 tetor deri më 4 nëntor në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, me pjesëmarrjen e 35 shteteve evropiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në një njësi shërbimesh në qytetin e Elbasanit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i rënë...

U përplas me Berishën, Kuçana bën akuzën e fortë: Kushdo që do të bëjë karrierë në PD, duhet të kalojë nga zyra e Flamur...

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-kandidatja për deputete e...

AF Elbasani kërkon historinë në Europë, sot përballë BATE Borisov për një vend në turin e dytë të Conference League

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është gati...

Skandal me fondet e pensioneve, arrestohen tre zyrtare të Postës Shqiptare në Durrës! Dyshohet se përvetësuan 69 milionë lek

DURRËS ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...