Enea Jorgji, gjyqtari i FIFA-s nga Elbasani, merr drejtimin e një tjetër sfide europiane

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-UEFA i beson arbitrit elbasanas Enea Jorgji dhe dy trupa shqiptare për sfidat e Conference League

UEFA ka vlerësuar sërish arbitrat shqiptarë, duke u besuar dy trupa arbitrimi drejtimin e dy ndeshjeve të rëndësishme të fazës play-off të UEFA Conference League.

Në qendër të këtij vlerësimi është edhe Enea Jorgji, gjyqtari i FIFA-s nga Elbasani, i cili do të drejtojë sfidën mes Víkingur Reykjavik dhe Borac, që do të zhvillohet të enjten në orën 21:00 në Reykjavik të Islandës.

Jorgji do të ketë në krah arbitrat asistentë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Florian Lata. Në sistemin VAR do të jetë holandezi Jeroen Manschot, ndërsa në rolin e AVAR do të angazhohet Olsion Yzeiraj.

Ky është një tjetër angazhim i rëndësishëm ndërkombëtar për Enea Jorgjin, i cili vijon të jetë një nga përfaqësuesit e spikatur të arbitrimit shqiptar në kompeticionet europiane.

Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, një tjetër trupë shqiptare do të drejtojë ndeshjen Twente–Qarabag. Kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, me Rejdi Avdon dhe Mario Shazivarin si asistentë, ndërsa Emanuela Rusta do të jetë arbitre e katërt. Në VAR do të jetë italiani Gianluca Aureliano, me Albert Dodën si AVAR.

Caktimi i dy trupave shqiptare në fazën play-off të Conference League përbën një tjetër dëshmi të besimit që UEFA vijon t’u japë arbitrave shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Për Elbasanin, angazhimi i Enea Jorgjit, gjyqtarit të FIFA-s, është një tjetër moment krenarie, duke e bërë qytetin sërish pjesë të hartës së arbitrimit europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME