Emergjencat Civile: Situatë e qetë në Qarkun e Elbasanit, mot i lagësht por pa probleme emergjente

Për ditën e sotme, në të gjithë territorin e Qarkut të Elbasanit moti paraqitet i lagësht, por situata mbetet e qetë dhe pa problematika sa i përket emergjencave civile apo qarkullimit rrugor.

Sipas komunikimeve zyrtare me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut, nuk raportohen situata emergjente dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje të jashtëzakonshme. Gjendja monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa institucionet përkatëse mbeten në gatishmëri.

Akset rrugore nacionale dhe rurale janë aktualisht të hapura për qarkullimin e mjeteve. Vështirësi janë evidentuar gjatë ditës së djeshme deri rreth orës 20:00 në aksin Elbasan–Qafë Thanë, por gjatë natës temperaturat kanë shënuar vlera pozitive, pa prezencë ngricash apo reshjesh dëbore, duke mundësuar normalizimin e plotë të qarkullimit.

Temperatura nën zero, të shoqëruara me dëborë dhe ngrica, janë regjistruar vetëm në segmentin Borovë–Ura e Cerenecit, i cili është trajtuar me kripë, duke garantuar sigurinë dhe kalueshmërinë e rrugës.

Po ashtu, nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike, ndërsa shërbimet përgjegjëse vijojnë monitorimin në terren për të parandaluar çdo situatë të papritur.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në zonat malore dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, veçanërisht në kushtet e motit të lagësht dhe temperaturave të ulëta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Artistja amerikane Anne Kullaf rrëfen ëndrrën për të pikturuar Alpet dhe bregdetin e Shqipërisë që e kanë magjepsur edhe nga larg

Nga Caush Kullafi SHBA ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Artistja amerikane...

Princ Leka bëhet me djalë! Blerta Celibashi sjell në jetë Aleksandrin

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Një lajm i bukur...