Elbasani shkëlqen në Vlorë, rrëmben katër tituj kampionë në pingpong

Një fundjavë mjaft e suksesshme për ekipin e Elbasanit në Kampionatin Kombëtar ekipor dhe individual të pingpongut, zhvilluar më 10–11 prill në Vlorë për grupmoshat U-13 dhe U-19, në të dyja kategoritë, meshkuj dhe femra.

Sportistët e Elbasanit arritën rezultate të shkëlqyera, duke siguruar katër tituj kampionë dhe duke konfirmuar nivelin e lartë të ekipit.

Në kategorinë U-13 për femra, ekipi u shpall kampion, ndërsa Ana Kokoneshi fitoi vendin e parë në garën individuale. Suksesi vazhdoi edhe në kategorinë U-19, ku ekipi i femrave u shpall sërish kampion dhe Ana Kokoneshi dominoi edhe në garën individuale, duke marrë titullin e dytë personal.

Ky bilanc prej katër kupash përfaqëson një arritje të rëndësishme për klubin dhe një dëshmi të punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të sportistëve.

Një rol kyç në këtë sukses kanë luajtur trajnerët Gëzim Tosuni dhe Greta Kovaçi, të cilët janë vlerësuar për punën dhe angazhimin e tyre me ekipin.

Me këtë performancë, Elbasani konfirmon ambiciet për të vijuar me rezultate të larta edhe në garat e ardhshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore për miqësoret ndaj Izraelit dhe Luksemburgut

TIRANË, 1 qershor 2026/Albania Express News/ Kombëtarja shqiptare ka...

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka komentuar...

Kërkojnë mbrojtjen e Zvërnecit, pas 2 orësh përfundon protesta përpara Kryeministrisë, nesër qytetarët sërish tubim

TIRANË,1 qershor 2026/Albania Express News/ Qytetarët kanë përfunduar pas...