Elbasani përgatitet për dimrin: Prefekti Bejtja kërkon gatishmëri maksimale të institucioneve për emergjencat 2025–2026

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile, me fokus masat parandaluese dhe koordinuese për përballimin e situatave emergjente gjatë sezonit dimëror 2025–2026.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të bashkive, institucioneve vartëse dhe forcave operacionale, të cilët raportuan mbi gjendjen aktuale të gatishmërisë, gjendjen e mjeteve logjistike dhe masat e marra për t’u përballur me reshje intensive, përmbytje, ngrica apo situata të tjera të mundshme.

Në hapje të mbledhjes, Prefekti Bejtja vlerësoi punën e forcave zjarrfikëse gjatë sezonit të verës, të cilat ndërhynë me sukses në izolimin e vatrave të zjarrit në Gramsh, Elbasan dhe Peqin. Megjithatë, ai theksoi nevojën për një përmirësim të planit të mbrojtjes civile në nivel qarku, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë së reagimit në çdo situatë emergjente.

“Koordinimi, parandalimi dhe reagimi në kohë janë tre shtyllat mbi të cilat duhet të funksionojë sistemi i mbrojtjes civile në qarkun tonë,” – u shpreh Prefekti Bejtja, duke shtuar se kërkohet gatishmëri e lartë dhe përgjigje e menjëhershme nga të gjitha strukturat përballë çdo parashikimi ekstrem.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mirëmbajtjes së akseve rrugore nacionale dhe rurale, ku Prefekti kërkoi që kompanitë e kontraktuara nga ARRSH të jenë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të menjëhershme në rast bllokimesh apo rrëshqitjesh.

Gjithashtu, ai u bëri thirrje 7 bashkive të qarkut që të përgatisin projekte konkrete për t’i paraqitur pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), në mënyrë që të përfitojnë nga fondet e dedikuara për përmirësimin e digave, mbrojtjen e brigjeve dhe menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Elbasan konfirmoi mbështetjen e plotë për aktivizimin e kapaciteteve njerëzore, logjistike dhe teknike në funksion të parandalimit dhe përballimit të çdo emergjence që mund të sjellë sezoni i ftohtë.

Në pjesën e dytë të takimit, përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) prezantuan përvojat e bashkëpunimit civilo-ushtarak, duke theksuar rëndësinë e koordinimit mes strukturave ushtarake dhe autoriteteve vendore në rastet e emergjencave.

Z. Arben Mollaj, nga ekipi i bashkëpunimit Civilo-Ushtarak, shprehu mbështetjen e Forcave të Armatosura në çdo situatë emergjente, si dhe në nisma sensibilizuese për përfshirjen e të rinjve në aktivitetet komunitare dhe në rradhët e FA.

Ky takim vjen në prag të stinës së ftohtë, si një sinjal i qartë për mobilizimin e të gjitha institucioneve të qarkut Elbasan në funksion të sigurisë publike dhe mbrojtjes së jetës e pronës së qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...