Elbasan/ Përditësim mbi masat për parandalimin e zjarreve

Bashkia e Elbasanit përmes grupeve të punës, të ngritura për menaxhimin dhe parandalimin e zjarreve të mundshme, ka informuar qytetarët mbi rreziqet që mund të sjellë çdo pakujdesi.

Që prej fillimit të stinës së nxehtë jemo përpjekur të informojmë qytetarët në çdo cep të bashkisë Elbasan mbi pasojat që mund të sjellë zjarri, por edhe për masat ndëshkuese ndaj zjarrvënësve.

Përmes Policisë Bashkiake janë intensifikuar kontrollet në territorin e qytetit dhe zonave përreth, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe parandalimin e zjarrvënieve të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia.

Gjatë verifikimeve në terren janë evidentuar raste të tilla, për të cilat janë marrë masat administrative ligjore të parashikuara. Njëkohësisht, qytetarët janë informuar se përsëritja e veprimeve do të sjellë pasoja më të rënda, përfshirë edhe procedime penale, në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.

Bashkia e Elbasanit apelon për përgjegjshmëri të lartë qytetare. Çdo veprim i pakujdesshëm ose i qëllimshëm që rrezikon jetën, pronën dhe mjedisin, do të përballet me reagimin e menjëhershëm të strukturave përkatëse.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tërmeti i dyfishtë në Venezuelë/ Bilanci i viktimave me shifra katastrofike, deri më tani janë raportuar mbi 4400 të vdekur

VENEZUELË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Bilanci i viktimave nga...

“Refuzova tre herë kërkesën për arrestimin e gjyshit të Edi Ramës”, Qemal Lame ”: Ish-shoferin e Zogut e donin në burg se fliste mirë...

TIRANË ,13 qershor 2026/Albania Express News/-Në Shqipërinë komuniste gjithçka...

Ish-kryehetuesi i regjimit komunist rrëfehet për 2 prillin: Urdhrin e dha Ramiz Alia, tentuan të më arrestonin mua për…

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Komunizmi ka vdekur në...

Sot seancë plenare, Kuvendi rrethohet me gardh metalik. Deputetët e PS futen nga hyrja anësore

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Kuvendi do të mblidhet...