Elbasan, aktivitet përmbyllës në kuadër të Tetorit Rozë: Apel për kontrolle të rregullta kundër kancerit të gjirit

Në qytetin e Elbasanit u zhvillua aktiviteti përmbyllës në kuadër të Tetorit Rozë, muajit ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit. Në këtë aktivitet morën pjesë gra, vajza, si dhe përfaqësues të bluzave të bardha, të cilët përcollën mesazhe sensibilizuese për rëndësinë e kontrollit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.

Gjatë takimit, një prej pjesëmarrëseve ndau përvojën e saj personale në përballjen me kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes emocionale dhe trajtimit në kohë. Historia e saj u prit me duartrokitje dhe shërbeu si frymëzim për të pranishmit.

Helga Kongoli, specialiste e promocionit në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, u shpreh se ky aktivitet është pjesë e një fushate të zhvilluar nga Operatori Rajonal Shëndetësor dhe Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit mbi rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Kanceri i gjirit është një sëmundje që mund të eliminohet nëse kapet në fazat e hershme,” tha Kongoli.

Ajo shtoi se, megjithëse kanceri i gjirit prek kryesisht femrat, nuk mungojnë edhe rastet tek meshkujt, ndaj thirrja për kontrolle periodike vlen për të dyja gjinitë. Sipas saj, sëmundja është e kurueshme, dhe trajtimi bëhet shumë më i lehtë kur diagnostikohet në kohë.

Aktiviteti i zhvilluar në Elbasan u shoqërua me shpërndarje materialesh informuese dhe me mesazhin e përbashkët se ndërgjegjësimi dhe kontrolli i rregullt shpëton jetë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Artemis II/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni rreth Hënës, fotot bëjnë xhiron e rrjetit

NASA ka publikuar fotografitë e para të realizuara nga...

Ministrat Salla e Malaj takojnë fermerët protestues: Shtohen subvencionet, kontrolle mbi produktet e importit

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Ministri i Bujqësisë dhe...

Ministrat Hoxha-Pirdeni me studentët në Durrës: E pandalshme rruga e Shqipërisë drejt BE

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët...

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale informon se Dr. Hak Ja Han , zyrtarisht është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2026

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale (FPU) ka përshëndetur zyrtarisht...