Elbasan/ 60 sportistë nga Shqipëria dhe Italia  pjesmarrës në kampionatin e e parë të Harkut për kategorinë Senior

Nga Fatmir Popja
Sukses i jashtëzakonshëm për ekipet e Shqipërisë  dhe sportisten Kleanca Tafa në kampionatin e parë kombëtar të Harkut në kategorinë Senior që u zhvillua në Elbasan. Kampionati i Parë Kombëtar të Harkut për kategorinë Senior ishte një ngjarje sportive e rëndësishme që përfaqëson një hap të madh për promovimin dhe zhvillimin e arkuterisë (sportit të harkut) në Shqipëri.Ky aktivitet mblodhi 60 sportistë nga Shqipëria dhe Italia, të cilët konkurruan në kushte të standardizuara dhe me rregulla të certifikuara ndërkombëtarisht duke garantuar profesionalizëm dhe një garë të nivelit të lartë. Pjesëmarrja e sportistëve nga jashtë vendit konfirmon gjithashtu rritjen e interesit për këtë disiplinë dhe potencialin e Shqipërisë për të qenë mikpritëse e ngjarjeve ndërkombëtare në të ardhmen.Në këtë kompeticion elitar, dy skuadra nga qyteti mikpritës i Elbasanit , përkatësisht ,Elbasan Archery dhe Shoot with Archery arritën të zënë vendin e parë dhe të dytë, duke u ngjitur në podiumin kombëtar dhe dëshmuar përgatitjen dhe nivelin e lartë teknik të sportistëve vendas.Veçanërisht spikati Kleanca Tafa e cila debutoi në këtë kampionat me një performancë mbresëlënëse, duke e kurorëzuar pjesëmarrjen e saj me trofeun e artë. Një arritje e merituar që tregon talentin dhe përkushtimin e saj në këtë sport.Sporti i harkut me origjinë që i përket lashtësisë dhe historisë së gjuetisë dhe luftës është sot një disiplinë olimpike që kërkon precizion, përqendrim, disiplinë fizike dhe mendore. Në vitet e fundit, ai ka njohur një zhvillim të ndjeshëm në Shqipëri falë angazhimit të trajnerëve, strukturave sportive lokale dhe mbështetjes së federatës përkatëse.Kampionati i këtij viti përbën një tjetër gur themeli në ndërtimin e një tradite të qëndrueshme dhe afatgjatë për sportin e harkut në vend, duke i hapur rrugë talenteve të rinj dhe organizimit të më shumë aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare.Pjesmarrësit  u shprehën mjaft optimistë për të ardhmen e këtij sporti dhe shprehën falënderime të përzemërta për të gjithë trajnerët dhe organizatorët që e bënë të mundur këtë ngjarje të suksesshme në Elbasan.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...