Egnatia turpëron AF Elbasanin, rrogozhinasit triumfojnë me katër gola në kryeqytet dhe marrin kreun e Final 4

TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Egnatia është kryesuesja e re e fazës “Final 4” në Superiore, kjo pas triumfit 0-4 ndaj AF Elbasanit në kryeqytet.

Takimi i luajtur në “Arenën Kombëtare” nisi mjaft mirë për të besuarit e Nevil Dedes, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 28’ me anë të Bakayokos. Ishte sërish sulmuesi 24-vjeçar që dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa dy minuta më vonë, Fernando Medeiros që çoi në tre gola avantazh rrogozhinasit në fundin e pjesës së parë.
Verdheblutë u munduan të reagonin, duke bërë katër zëvendësime që në fillimin e pjesës së dytë, gjithsesi, kampionët në fuqi arritën të mbroheshin në mënyrën e duhur.

Në minutën e 88’, ishte Albano Aleksi që ktheu në gol një 11-metërsh, duke i dhënë goditjen e KO “tigrave”.

Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Vllaznia dhe Elbasani, me rrogozhinasit që marrin kreun e renditjes, me dy ndeshje të mbetura.
REZULTATI:
AF Elbasani 0-4 Egnatia
Bakayoko 28’, 45+1’, Fernando 45+3’, Aleksi (P) 88’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Alarm për bombë në disa institucione, Policia e Shtetit nis hetimet: Nuk ka eksploziv”

TIRANË, 27 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Sot, më 27...

Sulejman Demollari, “magjistari” i Dinamos që u bë idhull në Rumani

Nga rrugicat e Tiranës te stadiumet e Bukureshtit, historia...

Thethi, një nga destinacionet më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...