ELBASAN ARENA,31 maj 2026/Albania Express News/Egnatia është kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, me rrogozhinasit që bënë detyrën kundër Dinamos, duke triumfuar me rezultatin 2-0.
Dinamo, nga ana tjetër, nuk pati fuqi të reagonte, me “Nëndetësen” që nuk luante për asgjë.
Në të njëjtën kohë, në “Air Albania”, Elbasani mundi Vllazninë me rezultatin 1-2, një fitore që nuk i shërbeu verdhebluve për t’u shpallur kampionë, kjo pas tre pikëve të siguruara nga rrogozhinasit në duelin tjetër.
Egnatia kështu është kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, falë formulës së re të “Final 4”, duke fituar të tria sfidat dhe duke marrë vendin e parë të kampionatit me 37 pikë.
Po kaq pikë siguroi edhe Elbasani, por ndeshjet direkte folën për rrogozhinasit. Vllaznia e mbyll e treta një sezon që nisi me pritshmëri të larta, ndërsa Dinamo në vendin e katërt, por me Kupën e Shqipërisë të fituar pak javë më parë.
REZULTATET:
Egnatia 2-0 Dinamo
Albanese (P) 29′, 39′
Vllaznia 1-2 AF Elbasani
Balaj 49′ / Lajthia 52′, Ibrahim 64′
RENDITJA:


