Egnatia nis sot rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në transfertë me ekipin e Petrocub

RROGOZHINË , 8 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nis sot rrugëtimin në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë do të përballen ndaj Petrocub, skuadra kampione e Moldavisë, në orën 19:00 në stadiumin “Zimbru”.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe synimi i vetëm është fitorja, për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League.

Skuadra është përforcuar me elementë të rinj, duke ruajtur edhe bazën e lojtarëve, ndërsa ka zhvilluar një fazë përgatitore intensive në Bullgari, të cilën e ka mbyllur me sukses.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

KOSOVË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Inspektori Përgjithshëm Dashnor Sula takim me inspektorët e Fierit, në fokus siguria ushqimore! Paralajmëron kontrolle të shtuara

FIER ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Inspektori i Përgjithshëm Dashnor...

Media franceze: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik, bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

TIRANË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Media franceze “SciencePost.fr” i...