Edi Rama pranë bizneseve të shkatërruara, kryeministri “nuk e zë në gojë” dorëheqjen: Unë nuk do të lejoj askënd të rrezikoj të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë

TIRANË, 17 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka shkuar mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e “21 Dhjetorit”, ku po sheh nga afër bizneset e dëmtuara nga trazirat dhe kaosi i protestës studentore, duke u dhënë garanci sipërmarrësve të vegjël se qeveria nuk do t’i lërë vetëm.

Për herë të parë, ai njoftoi një dritare të re në e-Albania për të raportuar dëmet e bizneseve të prekura, si dhe ngritjen e 10 grupeve nga Drejtoria e Tatimeve, për verifikime në terren.

“Mos kini asnjë merak. Sot kemi caktuar 10 grupe që do bëjnë verifikime dhe ndërkohë kemi bërë gati një dritare që do shfaqet te e-Albania, quhet “Dëmi im” dhe këtu do mund të regjistroheni duke futur të gjitha të dhënat”, u shpreh kryeministri.

Pavarësisht zërave dhe aludimeve se do të japë dorëheqjen, Edi Rama as që e përmendi mundësinë e largimit. Përkundrazi, ai foli me bindje se Shqipëria do të ecë e sigurt drejt Bashkimit Europian.

Kryeministri akuzoi politikën, kryesisht kundërshtarët, se përmes personave të maskuar kërkojnë destabilitet, duke grabitur e shkatërruar binzeset. “Unë nuk do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikoj të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë”, u shpreh më tej ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...