Edhe Saranda ndez dritat e festave të dhjetorit

Magjia e festave ka mbërritur edhe në qytetin bregdetar të Sarandës, mes ngjyrave, dritave, zbukurimeve dhe atmosferës së fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga dhjetori i festave në Sarandë.

Në ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës gjigante në qendër të qytetit bregdetar, mori pjesë edhe kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi.

Grupe këngëtarësh, numra akrobacie dhe kori i fëmijëve, dhuruan emocione dhe spektakël për qindra qytetarë që iu bashkuan atmosferës festive.

Fëmijë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin qendror të qytetit të Sarandës, duke festuar ndezjen e dritave shumëngjyrëshe në pemën e “Krishtlindjeve”.

Dekori festiv i këtij viti, kthehet në një atraksion edhe për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin bregdetar në çdo periudhë të vitit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Grupit...

Bashkim Taga, emër që Durrësi nuk duhet ta harrojë

Një jetë në shërbim të basketbollit, një histori pasioni,...

“Mos e humbisni mundësinë për dialog”, vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputetja e PD-së,...