Dyshimet për tolerime dhe rezultatet e çuditshme, tifozët e Partizanit braktisën tribunën në shenjë proteste

TIRANË,4 maj 2026/Albania Express News/Ndonjëherë të mos reagosh është njësoj si të jesh pjesë e diçkaje jo të mirë që po ndodh. Elita e futbollit shqiptar në javët e fundit është karakterizuar nga rezultate të dyshuara të paracaktuara dhe tolerime të mundshme të disa skuadrave ndaj të tjerave.

Deri në momentin që prokuroria nuk ka ngritur asnjë hetim, gjithçka mund të konsiderohet si një dyshim i arsyeshëm. Gjithsesi, një gjest mjaft domethënës ka rënë në sy këtë fundjavë nga grupimi ultras i tifozëve të Partizanit.
U luajt Partizani-Flamurtari, e përfunduar 1-4 në “Arenën e Demave” dhe tifogrupi “Ultras Guerrils” vendosi që në shenjë proteste të linte vetëm banderolën të varur dhe të gjithë të largohen.

Një gjest shumë domethënës, që pasqyron qartë atë që futbolli ynë u jep tifozëve dhe atë çka këta të fundit kërkojnë. Ky që po shohim në këto javë të fundit nuk është futbolli që të apasionuarit pas këtij sporti duan.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kushtet e këqija atmosferike bllokojnë sërish aksin Librazhd–Përrenjas, qindra automjete në pritje

LIBRAZHD,16 maj 2026/Albania Express News/Kushtet e këqija atmosferike bllokojnë...

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...