“Duhet punë çdo javë” – Lila zbulon çelësin e suksesit të Elbasanit

Elbasani ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pas katër javësh gjendet i vetëm në krye të renditjes me 10 pikë. Një ecuri thuajse perfekte, me vetëm një ndalesë në Rrogozhinë, ku një penallti e humbur në fund i mohoi tri pikët. Por në kampin verdheblu nuk duan të kthehen pas, sepse pas fitores së madhe ndaj Partizanit në transfertë, fokusi është tashmë te përballja e radhës, përballë Teutës në Elbasan Arena. Sezonin e kaluar kjo skuadër ka qenë një “prenë” e preferuar e verdhebluve, ndaj entuziazmi është i kuptueshëm.

Nuk ka vend për eufori

Një nga shtyllat e prapavijës, mbrojtësi me eksperiencë Bledar Lila, që është pjesë stabël e Elbasanit prej dy sezonesh, tregohet i matur dhe i qartë: skuadra duhet të vazhdojë punën dhe të mos e humbasë fokusin. “E kemi nisur sezonin shumë mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Normalisht, duhet punë akoma më shumë për ta mbajtur vendin e parë dhe për të treguar se nuk jemi këtu rastësisht”, u shpreh ai për “Panorama Sport”.

Lila vlerëson grupin dhe afrimet e verës, të cilat kanë sjellë menjëherë efekte pozitive. “Kam shumë besim te grupi dhe tek lojtarët e rinj. Deri tani jemi duke ecur mirë, por gjëja më e rëndësishme është vazhdimësia. Vetëm kështu ruajmë stabilitetin dhe rezultatet pozitive”, theksoi mbrojtësi elbasanas.

Sekreti i suksesit

Sipas Lilës, një nga çelësat e këtij fillimi sezoni është fakti që skuadra nuk ka ndryshuar shumë nga viti i kaluar. “Nuk është se kemi bërë ndryshime të mëdha, jemi pothuajse të njëjtët lojtarë. Por kemi më shumë eksperiencë dhe tashmë është viti i dytë që luajmë bashkë. Kjo na ndihmon të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Edhe të rinjtë që kanë ardhur këtë vit kanë treguar cilësi dhe janë përshtatur shpejt me stilin tonë të lojës”, tha ai.

Teuta, sfida e radhës

Përballja me Teutën shihet si një provë tjetër e rëndësishme. Lila është optimist, por i kujdesshëm: “Çdo ndeshje futemi për të fituar dhe ky duhet të mbetet mentaliteti ynë. Teuta është një ekip i mirë, me cilësi, por kam shumë besim te skuadra jonë. Nëse japim maksimumin, nuk kemi pse të frikësohemi nga askush. Këtë duhet ta tregojmë edhe të shtunën”.

Me një grup të fortë, harmoni në dhomat e zhveshjes dhe një trajner që e njeh mirë ekipin, Elbasani duket i vendosur të mos kënaqet vetëm me kryesimin e përkohshëm, por të tregojë se është një pretendent serioz për objektivat madhorë të sezonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...