Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla:Në 5 muaj u hapën 10 mijë biznese të reja në Shqipëri

TIRANË, 4 korrik 2026 /Albania Express News/- Drejtuesi Politik i Partisl Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë në Kavajë, ku u ndal pranë kompanisë familjare “Xhihani”, një biznes me 33 vite aktivitet në tregun e pjesëve të këmbimit për mjete të rënda, kamionë, ekskavatorë dhe sektorin e ndërtimit.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë, Balla vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar rëndësinë që kanë bizneset familjare në zhvillimin ekonomik të vendit. Aktualisht, kompania numëron rreth 25 të punësuar dhe operon me standarde të larta shërbimi e cilësie.

“Biznese si ‘Xhihani’ janë prova më e mirë se puna, përkushtimi dhe mbështetja ndaj sipërmarrjes sjellin zhvillim konkret për ekonominë dhe më shumë vende pune,” u shpreh Balla.

Balla ka theksuar se vetëm gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë hapur 10 mijë biznese të reja në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vdekje e SHBA-së”, mijëra iranianë përcjellin Khamenein për në banesën e fundit, mungon djali i ish-Liderit Suprem

IRAN ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Dhjetëra mijëra qytetarë iranianë...

Frika nga stuhitë e fuqishme, FIFA merr vendimin final për ndeshjen Meksikë-Angli

BOTËRORI 2026 ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Ndeshja mes Meksikës...