Drejtues Fatmir Hoxha,prezanton bilancin e punës së policisë së Elbasanit për periudhën maj–qershor 2026: 14 operacione, 89 të arrestuar e të ndaluar, sekuestro droge dhe pasuri me vlerë 225 mijë euro

ELBASAN ,15 korrik 2026/Albania Express News/- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, ka prezantuar bilancin e punës për periudhën maj–qershor 2026, duke theksuar rezultatet në luftën kundër kriminalitetit, narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe rritjen e sigurisë publike.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë referuar në Prokurori 428 raste të veprave penale, ndërsa janë zbuluar dhe dokumentuar 427 prej tyre, ose 99.76%. Për këto raste janë proceduar 448 shtetas, nga të cilët 63 janë arrestuar në flagrancë, 16 janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, 4 janë shpallur në kërkim dhe 365 janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia ka zbuluar autorësinë për 45 vepra penale kundër personit dhe 47 vepra penale kundër pasurisë, rezultat i punës hetimore dhe bashkëpunimit me Prokurorinë dhe institucionet ligjzbatuese.

Gjatë muajve maj dhe qershor janë zhvilluar 14 operacione policore, që çuan në arrestimin e 16 personave, ndalimin e 10 të tjerëve, shpalljen në kërkim të 10 personave dhe procedimin në gjendje të lirë të 3 shtetasve. Operacionet janë fokusuar në goditjen e shpërndarjes së drogës, trafiqeve të paligjshme, kultivimit të kanabisit dhe rasteve të vjedhjes.

Në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar:

  • 1 kg heroinë;
  • 50.4 kg kanabis;
  • 177.7 gramë kokainë;
  • 3 armë zjarri (1 automatik dhe 2 pistoleta);
  • 14 automjete, 1 motomjet, 43 telefona celularë dhe 4 peshore elektronike;
  • shuma parash në euro, lekë, paund, franga zvicerane dhe dinarë;
  • 249 steka cigare dhe 1 thikë.

Po ashtu, është ekzekutuar një vendim i Gjykatës së Posaçme për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuri me vlerë 225 mijë euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale.

Në drejtim të parandalimit të kriminalitetit, Policia ka trajtuar 355 konflikte, kryesisht për çështje pronësie dhe motive të dobëta, ndërsa ka vijuar kontrollet në zonat me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kësaj periudhe, janë garantuar masat e sigurisë në 9 aktivitete publike, përfshirë 5 sportive dhe 4 kulturore e fetare, pa u shënuar incidente.

Policia ka rritur gjithashtu praninë në zonat turistike. Komisariatet e Librazhdit dhe Gramshit kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë tre turistëve që hasën vështirësi gjatë lëvizjes në zonat malore.

Sa i përket sigurisë rrugore, Policia Rrugore ka evidentuar 121 shkelje të Kodit Rrugor, ndërsa gjatë periudhës janë regjistruar 3 aksidente me pasojë vdekjen.

Drejtori Fatmir Hoxha u bëri apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të bashkëpunojnë me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie. Ai garantoi se çdo denoncim, përfshirë edhe ato ndaj punonjësve të Policisë, do të trajtohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe në përputhje me ligjin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Takimi në Aruba, Braho: SPAK nuk lë prova “në gjumë”, të gjithë janë të barabartë para ligjit

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i SPAK, Klodian...

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i SPAK, Klodian...

Klodjan Braho: Krimi zgjedhor mbetet shqetësues, SPAK vepron vetëm mbi bazën e provave

TIRANË, 15 korrik 2026 /Albania Express News/ -Komisioni për...