Drejtori i Përgjithshëm i Policisë viziton sërish efektivët e lënduar në Spitalin e Traumës: “Institucioni do t’ju mbështesë deri në rikuperimin e plotë”

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka vizituar sërish në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar gjatë tubimit të zhvilluar këtë të enjte para Parlamentit, ndërsa ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Gjatë vizitës, Hita u interesua nga afër për gjendjen shëndetësore të efektivëve, duke biseduar me stafin mjekësor dhe me punonjësit e lënduar. Ai shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për profesionalizmin, vetëpërmbajtjen dhe përkushtimin e treguar nga efektivët në menaxhimin e një situate të tensionuar.

Sipas Policisë së Shtetit, si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit, 15 punonjës policie mbetën të lënduar gjatë ushtrimit të detyrës.

Drejtori i Përgjithshëm i siguroi efektivët se institucioni do të jetë pranë tyre në çdo hap të procesit të rikuperimit, duke garantuar mbështetje të plotë dhe të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor deri në shërimin e tyre të plotë.

Në mesazhin e tij, Drejtues Madhor Skënder Hita theksoi se misioni i Policisë së Shtetit kërkon profesionalizëm, kurajo dhe përgjegjësi të lartë, ndërsa nënvizoi se efektivët do të vijojnë të ushtrojnë detyrën me vendosmëri, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.

Ai ritheksoi angazhimin e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e institucioneve të vendit dhe forcimin e sundimit të ligjit, duke theksuar se këto misione do të përmbushen pa asnjë kompromis.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë pranë Gramshit, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa herë, plagosen dy persona

GRAMSH ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor me...

Egnatia në Champions League, mëson fatin e saj për raundin e tretë

RROGOZHINË ,20 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia do të luajë...

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin, ja MESAZHI që u dërgoi të vetëve

TIRANË ,20 korrik 2027/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama pritet...

Gonxhja: Nikaj-Mërturi thesar i Alpeve, potencial për zhvillimin e turizmit malor

TIRANË, 20 korrik 2026 /Albania Express News/ -Ministri i...