Donald Trump i dorëzon Putinit letrën e bashkëshortes Melania për fëmijët në Ukrainë e Rusi

Gjatë samitit në Alaskë, Presidenti amerikan Donald Trump i dorëzoi personalisht Presidentit rus Vladimir Putin një letër nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, ku ngrihej shqetësimi për gjendjen e fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi.

Ky episod është bërë i ditur nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Zonja e Parë, e lindur në Slloveni, nuk ishte e pranishme në udhëtimin në Alaskë, por sipas zyrtarëve, letra e saj përmendte rrëmbimet dhe zhvendosjet e fëmijëve gjatë luftës në Ukrainë.

Qeveria në Kiev vlerëson se të paktën 19,500 fëmijë ukrainas janë deportuar dhe zhvendosur me forcë në Rusi ose në territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i agresionit në shkurt të vitit 2022.

Çështja e fëmijëve të rrëmbyer mbetet tepër e ndjeshme në Ukrainë, ku shumë besojnë se asnjë marrëveshje paqeje nuk duhet të nënshkruhet pa përfshirë kthimin e të gjithë fëmijëve të rrëmbyer.

Në vitin 2023, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për Presidentin rus Vladimir Putin dhe për komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident me vdekje në Durrës, këmbësori humb jetën pasi përplaset nga një makinë

DURRËS ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

Zjarri në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rinis ndërhyrja nga ajri

TIRANË, 05 gusht 2026 /Albania Express News/- Në fshatrat...

Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

LIBRAZHD ,05 gusht 2026/Albania Express News/-Sporti librazhdas është në...