“Do të mbledhë fakte mbi narko-shtetin”, Berisha propozon në Bruksel krijimin e një grupi ndërkombëtar për Shqipërinë

BRUKSEL ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar në Bruksel, krijimin e një grupi ndërkombëtar për Shqipërinë, e cila sipas tij “do të mbledhë fakte mbi narko-shtetin”.

Sipas Berishës, në raportin fakt-mbledhës të Partisë Popullore Europiane, “u shpreh shqetësimi i madh për narko-euron dhe rolin e tyre”.
“Shqipëria sot është eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë. Kartelet e saj të drogës janë eksportuesit më kryesorë të kokainës në Europë dhe destinacione të tjera. Ato kanë të hapura portet e Shqipërisë, në të cilat prej pesë vitesh s’kapet asnjë kilogram drogë. Ato administrojnë linjat e narkotrafikut në Shqipëri, vendosin për ligjet e vendit dhe kryeministri është në fakt padrino i tyre. Në fjalën time, pata mundësi të theksoj edhe për protestën e gjeneratës së re dhe qytetarëve që u zhvillua në Tiranë, që është kryekëput një protestë anti-diktatoriale.

U ndala dhe tek ‘Dosja Shqiptare’. Në qoftë se e peshojmë me 523 projektet e tij, tregon se sillej si një sulltan i shekujve të shkuar, e konsideron Shqipërinë çiflig të saj dhe ua ka dhuruar atë karteleve më të rrezikshme të drogës, zonat më valurane të vendit për të zhvilluar ato me paratë e drogës. Së fundmi, ka hequr një numër të madh prej tyre nga zonat e mbrojtura, vetëm në interes të këtyre karteleve. Mund të them se kjo paraqitje e imja këtu në këtë asamble, u prit me një interes vërtet të veçantë. Kërkova të krijohet një grup pune pranë asamblesë, për krimin e organizuar dhe kartelet e drogës në Shqipëri dhe në botë. Dhe ky sugjerim i imi u mirëprit nga presidenti i saj, zoti Pastrana.
Po, do të krijohet një grup pune i cili do të mbledhë fakte mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe krimit. Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ne, në vjeshtë, në raportin faktmbledhës të Partisë Popullore Europiane, u shpreh shqetësimi i madh për narko-euron dhe rolin e tyre. Së fundi, propozova dhe u prit edhe aty me interes, organizimin e një konference për trafiqet dhe narko-shtetin në Shqipëri, e cila do të jetë një hap shumë i rëndësishëm në formimin e qëndrimit të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...